Reshje bore dhe akull në rrugë, Dibra nën temperatura ekstreme!

Written by on 14/01/2021

Dibra është mbuluar  nga reshjet e dëborës dhe akulli, kryesisht në pjesën malore mbi 500 metra. Situata më problematike paraqitet në zonat e thella të Dibrës, si Lura, Kalaja e Dodës, Arras, Selishtë, Zall-Dardhë, Reç dhe Sllovë, ku trashësia e dëborës ka shkuar nga 10 deri në 20 centimetër. Pavarësisht kësaj, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se rrugët nacionale Peshkopi-Tiranë dhe Peshkopi-Kukës janë të kalueshme. Sipas metereologëve, fundjava në zonat malore mund të arrijë temperaturat deri në -10 gradë Celsius.


Current track

Title

Artist

Background