Rekord! 487 milionë euro nga turizmi i krocerave brenda një viti

Written by on 09/05/2023

Sipas të dhënave më të fundit nga Shoqata Ndërkombëtare e Krocerave, kjo formë udhëtimi e cila po preferohet gjithnjë e më shumë nga udhëtarët, po gjeneron miliarda euro në Evropë.

Sektori ka pësuar një rritje të ndjeshme që prej vitit 2021 me  më shumë se 40 miliardë euro ndikim ekonomik në kontinentin evropian. Gjithashtu ka përforcuar fuqinë punëtore me 315,000 vende pune gjatë kësaj periudhe.

Crociere - Ganimede Viaggi

Sipas ekspertëve të fushës, industria e lundrimit është një burim kyç i të ardhurave për komunitetet në qytetet portuale dhe zonat përreth. Madje, me analizat e fundit, vlerësohet se turizmi i kroçerave ka gjeneruar të ardhura totale prej 487 milionë euro brenda 1 viti.

Pasagjerët e lundrimit rezulton se shpenzojnë mesatarisht 660 € në qytetet portuale gjatë një lundrimi tipik shtatë-ditor. I njëjti raport tregon se gjashtë nga dhjetë udhëtarë kthehen në destinacionet që vizituan me krocere, për qëndrime më të gjata.

Kjo gjeneron përfitime të drejtpërdrejta ekonomike, duke përfshirë krijimin e vendeve të punës, të ardhurat për portet, operatorët turistikë vendas, furnitorët dhe rritjen e shpenzimeve turistike./radiotravel.al

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist