Reagon ashper bashkeshortja e Weinstein ne lidhje me ngacmimet seksuale .
Written by rt on 11/05/2018
Gruaja britanike e producentit që kërkonte seks në këmbim të karrierës, Harvey Weinstein ka thyer heshtjen e saj duke treguar se nuk dinte asgjë për sjelljen e bashkëshortit.
Georgina Chapman, e kontaktuar nga “Mirror” ka thënë se vazhdon të jetë e zemëruar dhe të ketë shenja mosbesimi pasi më shumë se 80 gra dolën për të akuzuar Weinstein për sulme seksuale.
“Ekziston një pjesë e imja që ishte shumë naive. Kam momente zemërimi, konfuzioni dhe mosbesimi. Humba 4.5 kg në 5 ditë. Nuk haja dot asgjë. Koka po më plaste. Ishte e vështirë sepse shkruheshin artikuj për të dhe duhet të largoja fëmijët”, -tha stilistja.