RCC mbeshtet zhvillimin e perbashket te turizmit ne Ballkan

Written by on 16/07/2018

RCC mbeshtet zhvillimin e perbashket te turizmit ne Ballkan

Keshilli i Bashkepunimit Rajonal ka njoftuar nisjen e skemes se granteve per te zhvilluar turizmin ne vendet e Ballkanit Perendimor. Kjo skeme kap vleren e 1.62 milione eurove dhe ka per qellim te permiresoje infrastrukturen dhe cilesine e sherbimeve ne rajon e sidomos turizmin aventurier. Skema perfshin te pakten 30 grante, me nje vlere deri ne 54 mije euro secili. Implementimi i ketyre granteve do te behet pergjate nje periudhe 3-vjeçare. Keshilli i Bashkepunimit Rajonal do t`i mundesoje ekonomive publike dhe private ne vendet e Ballkanit Perendimor qe te implementojne nderhyrjet e nevojshme ne qendrat turistike dhe te behet me terheqese per turistet e huaj. Skema do te ndihmoje ne ndertimin e nje turizmi te perbashket te rajonit, gje qe do te sjelle me shume vizitore ne keto vende, si dhe do te zgjase ne kohe qendrimin e tyre ne rajon. Skema e granteve eshte pjese e nje projekti me te gjere te Bashkimit Europian, qe kap vleren e 5 milione eurove ne total.


Current track

Title

Artist

Background