Raporti i ri paralajmëron Europën, ja ç’do të ndodhë nëse nuk përmbushen objektivat mjedisore!

Written by on 04/12/2019

Raporti pesëvjeçar i Agjencisë Europiane të Mjedisit ka dalë në përfundimin se Bashkimi Europian nuk do të arrijë objektivat mjedisore në 2020, por do ti arrijë këto të fundit në 2050 nëse përmbush sfidat  ardhshme. Nëse pjesa më e madhe e objektivave të vitit 2020 nuk arrihen, veçanërisht përsa i përket biodiversitetit, është ende i mundur realizimi i tyre deri në vitin 2050. “Ritmet alarmante të degradimit të biodiversitetit, rritja e ndikimit mbi ndryshimin klimatik dhe mbikonsumimin e burimeve natyrore duhet të jenë kryefjalë e reagimit të Bashkimit Europian”, ka theksuar agjencia. Kjo e fundit ka nënvizuar se nga 13 objektiva për mbrojtjen e biodiversitetit të vendosura, vetëm dy do të përmbushen vitin e ardhshëm, si mbrojtja e zonave detare dhe atyre tokësore.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist