Rama: Më 1 janar 2023, zero pritje në kufi me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut !

Written by on 30/07/2021

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, Kryeministri Rama tha se më 1 janar 2023 do kemi 0 pritje në kufij mes vendeve tona. Sipas Ramës, është e vështirë të kemi demokraci dhe liri të pakërcënuar pa autostrada, hekurudha dhe lëvizje të lirë të mallrave.

Në fjalën e tij, kryeministri theksoi se është e rëndësishme të heqim njëherë e mirë radhët e gjata që një kamioni me mall i duhet për të hyrë në pjesën tjetër të rajonit./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist