Rafting ne Osum, eksperienca qe terheq turiste nga e gjithe bota!
Written by rt on 26/04/2018
Rafting ne Osum, eksperienca qe terheq turiste nga e gjithe bota!
Sporti i raftingut ne kanionet e lumit Osum tashme eshte mjaft popullor. Qindra te rinj nga thuajse gjithe Shqiperia, por edhe te huaj, gjate muajit te fundit kane udhetar drejt ketij lumi per te jetuar aventuren mes rrjedhes se rrembyeshme dhe lartesive te egra te brigjeve te Osumit me kanionet e famshme. Gjate gjithe aktiviteteve te sporteve te ujit, jane angazhuar edhe specialiste rangersa te AdZM-se se Beratit, qe monitorojne dhe kujdesen per sigurine gjate ketij sporti ne rrjedhen e forte te lumit apo dhe per t’i drejtuar ne shtigje te sigurta. Me ngrohjen e motit, ne kanionet e Osumit jane shtuar edhe vizitoret e sporteve te ujit, ku spikaten turistet ceke, polake, angleze, gjermane dhe shume te tjere nga qytete te ndryshme te Shqiperise.