Radhë kilometrike në doganën e Kapshticës. Irritohen qytetarët, mbi dy orë duke pritur në vapë
Written by Radio Travel on 30/07/2021
Me fundin e muajit korrik, në doganën e Kapshticës janë krijuar radhë kilometrike, ku qindra emigrantë po presin për të kaluar doganën për në Greqi. Mësohet se pala greke po punon me kapacitete të reduktuara, ndërsa temperaturat e larta e kanë bërë edhe më të vështirë pritjen.
Qytetarët janë shprehur se ka mbi dy orë që presin në radhë, ndërsa situata duket se nuk po gjen zgjidhje./radiotravel.al