Qyteti i Nju Jorkut thirrje turistëve: Ju lutemi kthehuni!

Written by on 25/06/2021

Një fushatë promovuese prej 30 milion dollarësh, që synon të joshë të gjithë vizitorët që u zhdukën gjatë pandemisë, do të fillojë në New York. Ndërsa Qyteti i Nju Jorkut rihapet plotësisht, zyrtarët e turizmit shpresojnë të ringjallin këtë sektor kritik të ekonomisë së tyre.

Armatosur me 30 milion dollarë ndihmë, agjencia e qytetit për promovimin e turizmit, NYC & Company, po zhvillon një fushatë agresive për të kapërcyer imazhin e New York-ut si epiqendra e pandemisë në Shtetet e Bashkuara. Përmes kësaj, ata shpresojnë të joshin 10 milion vizitorë në qytet./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist