Qyteti francez kufizon shpejtësinë
Written by Radio Travel on 10/07/2019
Begles, një qytet francez me rreth 27 mijë banorë, do të kufizojë shpejtësinë deri në 30 kilometra në orë, në të gjithë rrjetin e rrugëve. Sipas zyrtarëve, kjo masë është marrë për të sigururar një ndarje të mirë të hapësirës publike, si edhe për të garantuar sigurinë. Kufizmi i shpejtësisë është kërkuar prej kohësh nga ekologjistët. Autoritetet kanë thënë se kjo ishte mënyra më e mirë për të përmirësuar situatën, pasi kishin marrë disa peticione nga banorët që ankoheshin për shpejtësinë e lartë të makinave para shtëpive të tyre.