Qeshni dhe ulerisni pa arsye….ne Yoga Fest 2018

Kur je vetem nuk uleret dot se ke merak qe po te quajne te luajtur mendsh por ne grup çdo gje eshte e mundur. Te gjithe kemi nevoje te çlirojme ngarkesat e krijuara gjate jetes dhe Yoga kujdeset edhe per kete aspekt te njeriut, keshtu u shprehen oragnizatoret e ketij eventi simpatik, Armand Shkembi dhe instruktorja e yogas, Mavina Bacaj, te ftuar sot ne emisionin Travel Club!

Yoga Fest 2018 vjen ne edicinonin e tij te dyte pas nje suksesi te te jashtezakonshem vitin e kaluar! Kete vit do te zhvillohet ne  datat 22-23 Qershor dhe sipas organizatoreve te gjithe do te kene mundesi te perjetojne nga afer magjine qe do te sjelle instruktori i famshem indian Yogi Shivakhanda.  Yogi percjell ne menyre ideale thelbin e kesaj kulture te lashte qe vazhdon te influencoje njerezimin prej shekujsh. Gjithkush qe udheton ne Indi vjen prej aty i ndryshuar, shprehet Armandi qe ka vizituar kete vend e ka mbetur i impresionuar prej tij.

Organizatori Armand Shkembi dhe Malvina Bacaj kishin nje keshille per te gjithe degjuesit e Radio Travel : “Mos e humbisni kete rast te jashtezakonshem per te perjetuar pak nga India e madhe ne eventin Yoga Fest 2018. Per dy pasdite me radhe fusha tek kodrat e liqenit do jete nje Indi e vogel ku ti do te marresh esencen e ketij vendi çudirash”.

P.S: Te henen ne oren 11:00 ne Travel Club do te kemi mundesine te marrim live ne studio disa instruksione nga i famshmi Yogi  Shivakhanda! Na ndiqni !
We Guide You Travel!

Current track

Title

Artist