Qindra rusë fluturojnë çdo ditë në Kroaci për një vaksinë të miratuar nga EMA
Written by Radio Travel on 18/11/2021
Më shumë se 50 qytetarë rusë udhëtojnë për në Kroaci çdo ditë për t’u vaksinuar me një vaksinë të miratuar nga EMA. Për momentin, autoritetet ruse ofrojnë vetëm vaksinën Sputnik V të vendit, por kjo vaksinë i pengon rusët të udhëtojnë pa kufizime në botë.
Kroacia është një nga vendet që ofron vaksina falas për të gjithë, përfshirë të huajt, gjë që ka çuar në një rritje të konsiderueshme të fluturimeve nga Rusia në Kroaci./radiotravel.al