Qielli “ndihmon” Australinë, por duket se situata kaotike do të vazhdojë për një kohë të gjatë!

Written by on 07/01/2020

Në kohën kur Australia po përballet me zjarret apokaliptike, duket se ndihma ka ardhur nga qielli. Në zonat më të prekura kanë nisur reshjet e shiut të cilat kanë ndikuar në uljen e temperaturave .Por zyrtarët kanë njoftuar se moti i nxehtë do të rikthehet sërish. Duket se shiu e ka stabilizuar disi situatën, ndërsa pritet që e enjta të sjellë sërish rritje të temperaturave. Galeria Kombëtare e Australisë në kryeqytet është mbyllur për të shmangur rreziqet për publikun, stafin dhe artin e prezantuar. Kanberra është aktualisht një ndër qytetet më të ndotura në botë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist