Qeveria shqiptare rihap garën për tunelin e Llogarasë

Written by on 25/06/2021

Qeveria shqiptare ka rihapur garën ndërkombëtare për zgjedhjen e një kompanie e cila do të ndërtojë tunelin e Llogarasë. Afati për të pritur ofertat nga kompanitë e interesuara do të zgjasë deri në datën 28 korrik. Nëse nuk do ketë ankesa, pritet që punimet të nisin në fund të këtij viti. Prej filimit të punimeve, tuneli pritet të përfundojë pas 3 vitesh e një muaji.

Pas ndërtimit, qafa e Llogarasë do të përshkohet me makinë për 6 minuta dhe do të reduktojë kohën prej rreth një ore që u duhet sot makinave për të kaluar Llogaranë./radiotravel.al 


Current track

Title

Artist

Background