Qeveria shqiptare jep 100 mijë euro ndihmë  për Greqinë

Written by on 25/07/2018

Qeveria shqiptare jep 100 mijë euro ndihmë  për Greqinë

Qeveria shqiptare ka ofruar një ndihmë prej 100 mijë euro për shtetin grek, për të përballuar situatën e krijuar nga zjarret që përfshinë një zonë të Athinës. Sipas vendimit të qeverisë shuma jepet për lhetësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga zjarret masive të muajit korrik 2018 në Republikën e Greqisë. Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2018. Nderkohe ekipet e shpëtimit në Greqi kanë vazhduar kërkimet, në zonat bregdetare që patën prekjen më të keqe nga zjarret, për të zbuluar më shumë viktima, ndërkohë që numri i tyre arriti në 80. Departamenti i zjarrfikësve bëri të ditur se autoritetet kanë marrë qindra telefonata për njerëz të humbur,  duke shtuar se personat e raportuar të humbur mund të jenë pjesë e viktimave ose mund të jenë kthyer te familjet e tyre pa informuar autoritetet.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist