“Qesja e fundit” deri në qershor të vitit 2020! Çfarë do të ndodhë nëse përdorni qeset plastike!

Written by on 21/11/2019

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Bleni Klosi ka paraqitur ditën e sotme Paketën Mjedisore në Këshillin Konsultativ për qeverisjen qendrore dhe vendore. Reduktimi i lejeve të tipit C dhe një sërë ndryshimesh që vijnë me paketën mjedisore janë paraqitur në Këshill. “Pas studimit që kemi bërë dhe asistencën që vjen nga ekspertët e BE-së kemi propozuar në ligjin përkatës reduktimin e lejeve mjedisore nga 3 në 2 leje, duke liruar nga kjo problematikë 6200 subjekte që përfitojnë nga kjom lehtësi e kontrollit mjedisor” ka theksuar ministri. Duke folur për eleminnimin e qeseve, ministri Klosi ka thënë se ligji do të jetë i ashpër për prodhuesit, tregtarët, për ata që abuzojnë me këtë por do të ketë penalitete edhe për qytetarët që e përdorin qesen plastike , edhe për ata që fusin në kufi qesen plastike. Masa online e lejeve do të rrisë shumë transparencën dhe do të rregullojë marrëdhënien nëpërmjet aplikuesit dhe administratës. Kufizim do të ketë vetëm për qesen plastike, kështu që biznesi prodhues nuk ka pse falimenton, ai mund të vazhdojë punën në një fushë tjetër të plastikës.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist