Pushime vetëm për të pasurit, shqiptarët nuk përballojnë dot një javë!
Written by rt on 04/07/2019
Në një anketë të zhvilluar nga Komisioni Europian mbi cilësinë e jetës në vendet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate për tu antarësuar, rezulton se në krahasim me to, shqiptarët nuk mund të përballojnë dot as një javë pushime. Rreth 80% e të anketuarve kanë thënë se nuk mund të përballojnë 1 javë pushime larg shtëpisë. Përqindja është shumë më e lartë se vendet e rajonit. Kështu në Mal të Zi , 66% janë shprehur se nuk kanë mundësi të përballojnë 1 javë pushime, ndjekur nga Maqedonia me 65%. Ndryshe i janë përgjigjur anketës ata që i përkasin nivelit të lartë të të ardhurave. Rreth 48% e kësaj kategorie janë përgjigjur se nuk përballojnë dot një javë pushime, dhe për këtë kategori, vendi ynë nuk mban rekord.