Pushime në Durrës? Bizneset kërkojnë nga qeveria vaksinimin e personelit

Written by on 13/03/2021

Përmes një shkrese drejtuar Komitetit Teknik të Ekspertëve, Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë Durrës ka kërkuar vaksinimin e personelit të hoteleve dhe njësive të shërbimit turistik në vend. Sipas tyre, kjo masë do të jepte më shumë garanci për një sezon veror më të fuqishëm sesa ai i vitit të kaluar dhe më të sigurt nga ana shëndetësore.

Bregdeti i Durrësit, Koka: 16 plazhe me ujëra shumë të mira | Lajme Durrës

Në vijën bregdetare të Durrësit kanë nisur përgatitjet e para për sezonin veror, ndërkohë që pritet një përgjigje zyrtare nga Komiteti i Ekspertëve./radiotravel.al 


Current track

Title

Artist

Background