Punimet ne lagjen “Kala” te Beratit, drejt perfundimit!

Written by on 06/11/2018

Kreu i DRKK Berat, ka bere publik lajmin se punimet transformuese ne ansamblin muzeal te lagjes ”Kala” jane drejt perfundimit.  Rikonstruksioni i rruges ”Mihal Komneno dhe Tabes” 1.2 km ne Berat e njohur ndryshe si rruga kembesore per ne Kalane e Beratit eshte drejt perfundimit. Ky eshte nje investim shume i rendesishem per qendren historike te Beratit ne permiresim te nivelit te sherbimit ndaj turizmit kulturor. Parashikohet qe muaji nentor 2018 te shenoje perfundimin e punimeve. Se shpejti pritet te filloje puna edhe per rrugen Muzak Topia, e njohur si rruga automobilistike per ne Kalane e Beratit. Nderhyrjet jane pjese e nje pakete investimesh prej rreth 13.5 milione euro, ne kuader te Projektit per Zhvillimin e Integruar dhe Turizmin, financuar nga qeveria shqiptare dhe Banka Boterore.  Projekti zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist