Projektligji per privatizimin e aeroporteve, te ardhurat do te perdoren per financimin e inovacioneve.

Written by on 13/04/2019

 Në Francë është krijuar një aleancë e pazakontë forcash politike që po refuzojnë një projektligj të presidentit Emanuel Makron për të privatizuar aeroportet më të mëdha të vendit. Qeveria pretendon se të ardhurat nga privatizimi do të përdoren për financimin e inovacioneve teknologjike, ndërsa kritikët shprehen se shitja e tyre do rritë kostot për qytetarët. Në aeroportet më të mëdha të Parisit, si Sharl Dë Gol apo Orli, udhëtojnë çdo vit mbi 105 milionë pasagjerë. Kritikët thonë se privatizimi i aeroporteve do të kishte të njëjtat pasoja negative që ka sjellë edhe transferimi i autostradave kombëtare nga administrimi publik në atë privat një dekadë më parë, ku drejtuesit e automjeteve përballen me tarifa gjithnjë e më të larta..Nisma për aeroportet, pritet të refuzohen nga Senati francez ku opozita ka shumicën e votave.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist