Projekti 7 milione euro, lidhje multimodale mes porteve ne Itali, Shqiperi dhe Mal te Zi!

Written by on 01/11/2018

Nje projekt rreth 7 milione euro do te beje te mundur vendosjen e nje linje transporti multimodal mes portit te Barit ne Itali, portit te Shengjinit dhe portit te Barit ne Malin e Zi, duke shfrytezuar hapesiren adriatike dhe duke bere nderlidhjen me liqenin e Shkodres dhe lumit Buna gje qe do te zhvilloje zonen perreth. Lajmi u be i ditur nga Ministri per Europen dhe Punet e Jashtme ne vend. Gjithashtu pjese e projektit qe do te mbeshtetet  nga fondet e BE do te jete vendosja e nje transporti liqenor nepermjet molit te Virpazarit ne Malin e Zi, ne molin e Zogajt ne Shiroke qe do te krijoje nje mundesi qe liqeni te jete gjithashtu me i rivitalizuar se sa eshte sot. Ministri e beri te ditur projektin sot duke folur ne Kuvend gjate shqyrtimit te projektligjit “per ratifikimin e marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe qeverise se Malit te Zi per hapjen e pikes se perbashket te kalimit kufitar Zogaj – Skje.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist