Projektet rrugore me te rendesishme qe do te perfundojne ne 4 vite

Written by on 19/04/2018

Projektet rrugore me te rendesishme qe do te perfundojne ne 4 vite

Ministri i Infrastruktures dhe Energjise, ka prezantuar se fundmi  projektet kryesore qe do jene pjese e investimeve ne kater vitet e ardhshme.Sipas tij, gjate kesaj peridudhe do te perfundojne te gjitha rruget e nisura, akset Veri-Jug disa me Partneritet Publik-Privat dhe nje pjese e tyre do te financohen nga buxheti i shtetit. Duke u ndalur te projektet konkrete ministri tha se do te behet ndertimi i pjesen tjeter te Unazes, do te shpallet gara per aksin Kardhiq-Delvine, çka do te favorizoje qytetin e Sarandes, duke shkurtuar distancen ne 1 ore, projekt i cili perfshin edhe ndertimin e nje tuneli.Po me buxhetin e shtetit eshte parashikuar edhe bypass-i i Tepelenes nga Levani ne Kakavije. Po ashtu eshte folur edhe per perfundimin e Rruges se Arbrit;  Thumane-Kashar nderkohe brenda vitit do te behet ndertimi i aksit Milot-Balldren, i cili parashikon edhe nje bypass ne qytetin e Lezhes. Sa i takon aksit Tirane-Elbasan, ministri deklaroi se segmenti i mbetur do te perfundoje brenda ketij viti.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist