Produktet kozmetike dëmtojnë fëmijët
Written by rt on 25/06/2019
Sipas një studimi të ri, një numër i konsiderueshëm i fëmijëve të moshës nën 5 vjeç , janë dëmtuar nga produktet kozmetike. Revista klinike”Journal of Clinical Pediatrics”,ka vëzhguar departamentet e emergjencave në SHBA, në periudhën 2002-2016, ka dalë në përfundimet se më shumë se 60 mijë fëmijë nën moshën 5 vjeç, janë dërguar në spitale për shkak të dëmtimeve nga produktet kozmetike. Dëmtimet janë lidhur kryesisht me produktet e thonjve, flokëve, dhe parfumeve, ka bërë të ditur studimi. Shumica e dëmtimeve kanë ndodhur në mjediset shtëpiake dhe duke krahasuar dy gjinitë, ata që janë dëmtuar më tepër janë djemtë.