Princi i Monakos do të vizitojë arbëreshët!

Written by on 08/05/2019

Me datë 9 maj ,komuna arbëreshe San Demetrio Corona në Rajonin Jugor të Kalabrisë do të vizitohet nga Princi Alberto i Monakos. Për qytezën me 3 mijë banorë, ky është një moment historik. Princit do t’i jepet edhe çmimi “qytetar nderi”, në një ceremoni që do të mbahet në mjediset e kolegjit arbëresh Shën Adriano. Pak muaj më parë komuniteti arbëresh është vizituar edhe nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Vizita e Princit të Monakos, do të ndihmojë në vlerësimin turistik të qytezës arbëreshe lidhur me historinë e familjes mbretërore dhe territorin e provincës së Kozencës.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist