Prezantohet projekti i rindërtimit të banesave, ja cilat shtete do të bëhen pjesë e fondit!

Written by on 27/11/2019

Qeveria ka prezantuar në mbledhjen e jashtëzakonshme projektin e rindërtimit të banesa të dëmtuara nga tërmeti.Banesat e rindërtuara do të jenë në Thumanë, Durrës e Tiranë.Procesi i cili do të zgjasë disa muaj, përfshin mobilizimin e shumë fondeve. Veç fondeve buxhetore që do të akordohen përmes ndryshimit të buxhetit, pritet të mobilizohen edhe fonde të tjera. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë ofruar për të mbështetur Shqipërinë për kapërcimin e emergjencës. Vendet e NATO-s, jashtë tryezës do të vendosin në lëvizje Mekanzimin Europian të Ndihmës. Garancia për këtë është marrë nga kryeminsitrat e vendeve europiane. Presidenti i Turqisë, Erdogan ka njoftuar kryeminstrin shqiptar për mbështjetje financiare dhe materiale për procesin. Kosova ka miratuar vendimin për t’i akorduar Shqipërisë 500 mijë euro ndihmë financiare. Veç këtyre fondeve, projektit pritet ti shtohen edhe fondet nga organizata të huaja.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist