Prezantohet plani i tunelit me te gjate hekurudhor nenujor ne bote

Written by on 11/03/2019

Prezantohet plani i tunelit me te gjate hekurudhor nenujor ne bote

Projekti ambicioz hekurudhor, i projektuar për të lidhur kryeqytetin finlandez me atë estonez përmes pjesës fundore të Gjirit të Finlandës ka tërhequr 15 miliardë euro (17 miliardë dollarë) nga fondi kinez Touchstone Capital Partners.Ky i fundit ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Finest Bay Area Development Oy dhe do të mbulojë të gjitha kostot e projektit.Tuneli prej 103 kilometrash që do të lidhë Helsinkin me Talinin pritet të reduktojnë kohën e udhëtimit në rreth 20 minuta.Megjithëse ndërtimi i tunelit nënujor ende nuk ka filluar, biletat e udhëtimit janë vënë në dispozicion që prej muajit dhjetor. Një udhëtim me një kalim do të kushtojë 50 euro për udhëtarët, ndërsa një abonim vjetor është duke u shitur për 1000 euro. Projekti synon të rrisë bashkëpunimin midis Azisë Lindore, Europës dhe Afrikës Lindore.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist