Prezantohet fuoristrada me e shtrenjte ne bote!

Written by on 29/03/2018

Prezantohet fuoristrada me e shtrenjte ne bote

Prezantohet se fundmi fuoristrada me e shtrenjte ne bote. Ajo quhet “Karlmann Kings” dhe vjen nga kompania kineze IAT Automobile Technology. Prototipi  i saj u prezantua vitin e kaluar ne Dubai Motor Show por tashme modeli i pare eshte bere realitet. Vetem 10 modele “Karlmann Kings” do te ndertohen sipas prodhuesit kinez te kesaj makine te zeze, qe i ngjan shume mjetit qe shohim neper filmat e Batmanit. Brendesia e kesaj makine te terheq vemendjen me sediljet luksoze, nje kompjuter per te luajtur video-lojra dhe nje frigorifer per shampanjen.Shume nga gjerat brenda kesaj makine, si aspiratori, sediljet, televizori dhe dritat, kontrollohen me ane te nje aplikacioni. Makine arrin nje shpejtesi maksimale deri 140 km/h. Jo te gjithe mund ta kene ate jo vetem per shkak te numrit te kufizuar por edhe per faktin qe kushton jo pak por… 2.2 milione$.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist