Prezantohen kepucet e bera prej camcakezi!

Written by on 01/05/2018

Prezantohen kepucet e bera prej camcakezi

Çamçakezi eshte nje nga menyrat me te perdorura per te shtyre kohen, por qe shpesh krijon ndotje kur njerezit e hedhin neper rruge. Per te reduktuar pikerisht ndotjen, ne Hollande  organizata “iamsterdam”, dizajnuesi “Explicit Wear” dhe kompania “Gumdrop” kane bashkepunuar per te krijuar nje kepuce te bere prej çamçakezit te ricikluar.E quajtur “Gumshoe”, sholla e kesaj kepuce perbehet nga perberje te riciklueshme, te cilat ne vetvete perbehen 20% prej çamçakezi. Sipas projektit, rreth 1.5 milione kilograme çamçakeze perfundojne çdo vit ne trotuaret e Amsterdamit, çka krijon nje kosto prej miliona dollaresh per bashkine qe t’i pastroje.Per çdo pale kepuce, projekti perdor rreth 1 kilogram çamçakez te marre nga rruget e qytetit.Sholla e atleteve madje ka dhe nje harte te qytetit te stampuar nen to, per te ndergjegjesuar njerezit rreth problemit. Kepucet fale perberjes se veçante jane po aq te forta sa goma normale dhe madje mbajne arome si çamçakez, ama nuk ngjisin.


Current track

Title

Artist

Background