Prezanohet aplikacioni qe “perkthen” te qarat e foshnjave!
Written by rt on 05/06/2018
Nje aplikacion novator i zhvilluar ne Universitetin Aristotel te Selanikut, i cili “dekodon” qarjen e foshnjave per te ndihmuar prinderit e papervoje, do te paraqitet ne konkursin Boteror te konkursit Imagine Cup te 2018 te Microsoft, qe do te mbahet ne fund te korrikut ne Seattle te SHBA. Aplikacioni “iCry2Talk” u zhvillua nga studentet ne fakultetin e inxhinierise elektrike dhe kompjuterike te universitetit. Studentet shperndane te ashtuquajturit algoritme te “mesuarit te thelle” per te analizuar sinjalet audio te emetuara nga e qara e foshnjave ne kohe reale. Thirrja regjistrohet per shtate sekonda dhe shkaku i mundshem i saj shfaqet ne formen e nje imazhi, audio dhe teksti ne ekranin e nje tableti apo telefoni celular. Sipas Draha, aplikacioni dekodon nje seri ndjenjash, duke perfshire dhembjen dhe uri, dhe gjithashtu njofton prindin nese foshnja duhet te gromesije ose te ndryshoje pelene e saj.