Premium Beach Hotel, dallendyshja e pare e hoteleve me standart 5 yje!

Written by on 09/06/2018

Shqiperia po shnderrohet çdo dite e me shume nga nje destinacion i panjohur dhe i pazbuluar, ne nje pike referimi gjithmone dhe me terheqese per turistet, ka pohuar Kryeministri i vendit, i cili ka marre pjese dje pasdite ne inaugurimin e Premium Beach Hotel ne Golem te Durresit. Duke vleresuar politikat e qeverise per turizmin dhe uljen e taksave, Kryeministri Rama theksoi se ne sot jemi ne kushte e nje regjimi te ri persa i perket taksave per hotelet ne teresi, sepse kemi ulur ne menyre te kosiderueshme TVSH nga standardi prej 20% ne vetem 6%. Po ashtu, Kryeministri Rama pergezoi investitoret kurajoze te kesaj dallendysheje te pare, si hotel me 5 yje me te gjitha standardet nderkombetare ne bregdetin e Golemit, por edhe njekohesisht per te inkurajuar te tjere qe te ecin sa me shpejt ne kete rruge. Ky sezon pritet te jete nje risi nga sume pikpamje. Nderkohe i pranishem ne ceremoni ishte dhe Ministri i turizmit qe pergezoi te tilla sipermarrje si Premium Beach Hotel dhe theksoi disa prej aktiviteteve me te rendesishme qe do te mbahen gjate ketij sezoni ne vend, sidomos festat lokale. Nderkohe Presidenti i ATA-s z. Enver Mehmeti falenderoi te gjithe partneret per bashkepunimin e vyer ne sektorin e turizmit, ftoi turistet te vizitojne Durresin, bregdeti i te cilit eshte nder me te miret ne Mesdhe, por pergezoi edhe nismat e qeverise per uljen e taksave duke theksuar se evazioni fiskal ne hoteleri duhet te jete zero.

 



 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist