Policia shton kontrollet/Pezullon 57 patenta në 24 orë
Written by Radio Travel on 05/07/2021
Nisja e sezonit turistik dhe shtimi i fluksit veçanërisht gjatë fundjavave ka bërë që policia e shtetit të intensifikojë kontrollet në të gjitha akset rrugore në vend. Qëllimi kryesor është parandalimi i aksidenteve rrugore.
Gjatë 24 orëve të fundit policia ka konstatur një sërë parregullsish që kanë të bëjnë me: shpejtësi tej normave të lejuara deri në 180 km/orë, drejtim mjeti në gjendje të dehur e nën ndikimin e alkoolit, parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, përdorim të celularit në timon e mos vendosje të rripit të sigurimit.
Së fundmi janë pezulluar gjithsej 57 leje drejtimi./radiotravel.al