Policia shton kontrollet për shoferët, pezullon 83 patenta në 24 orë
Written by Radio Travel on 28/06/2021
Sezoni i verës ka shtuar së tepërmi trafikun në akset kombëtare të vendit. Për këtë arsye, marrë shkas edhe nga ngjarjet e fundit me pasojë humbjen e jetëve njerëzore, Policia Rrugore ka shtuar intensitetin e kontrolleve. Këto të fundit janë shoqëruar dhe me rritjen e ndjeshme të penaliteteve të dhëna për shkelësit e rregullave.
Policia Rrugore njofton se vetëm përgjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin janë pezulluar 83 patenta, ndërkohë që janë administruar 2839 gjoba. Në fokusin e kontrolleve janë shpejtësia, manovrat e rrezikshme, parakalimet e gabuaara, drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit, mospërdorimi i rripave të sigurisë, si dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjeteve./radiotravel.al