Policia shpeton dy turiste te huaj te humbur ne Theth!

Written by on 30/10/2018

Policia e vendit ka shpetuar gjate oreve te para te dites se sotme dy turiste te huaj ne Theth, te cilet kishin mbetur te bllokuar ne Bjeshket e Kaprres. Pas 8 ore kerkimesh nga Policia dhe banoret e zones u be e mundur gjetja e dy turisteve, ne gjendje shendetesore te mire. Ne oret e pasdites se djeshme, policia ka marre njoftim se dy turiste 27  dhe 33 vjeçe nga Holanda dhe Irlanda e Veriut, kane ngaterruar rrugen per te dale ne qafen e Valbones dhe kane dale ne vendin e quajtur “Qafa e Pejes”. Kerkimeve te policise iu bashkuan edhe banoret e zones.Turistet u gjeten ne vendin e quajtur “Maja e Jezerces” ne nje zone te thepisur dhe me rrezik per jeten e tyre. Policia ka bere transportimin e turisteve per ne Theth te cilet jane ne gjendje te mire shendetesore.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist