Policia e Shtetit merr masa per garantimin e rendit dhe sigurise ne sezon!

Written by on 03/06/2018

Policia e Shtetit ka marre te gjitha masat per te garantuar rendin dhe sigurine gjate sezonit veror per turistet vendas e te huaj qe kane vendosur te kalojne pushimet ne territorin shqiptare. Do te jene 31 komisariate dhe posta policore ne gatishmeri te plote per sezonin turistik. Kete vit ashtu si edhe vitin e shkuar do te kete punonjes policie me uniforme verore, biçikleta policie verore, si dhe moto mjete ujore. Kjo risi per Policine Shqiptare do te shtrihet ne zonen e Dhermiut, e jo vetem. Gjate  sezonit veror, vitin e shkuar jane angazhuar 3 150 punonjes policie, dhe nje numer i ngjashem do te angazhohet edhe kete sezon ne te gjithe territorin. Sipas burimeve policore gjate sezonit veror, siç eshte bere dhe tradite do te hapen kater post policore ne Theth, Gjiri Lalzit, Valbone dhe Ksamil.


Current track

Title

Artist

Background