Policia e Shqiperise dhe Kosoves ne bashkepunim per sezonin veror
Written by rt on 28/06/2018
Drejtori i Policise se Shtetit shqiptar dhe Drejtori i Policise se Kosoves, nenshkruan se fundmi Memorandumin e Bashkepunimit “Per organizimin e sherbimeve te perbashketa te policimit rrugor mes Policise se Kosoves dhe Policise se Shtetit Shqiptar, ne territorin e Republikes se Shqiperise”, gjate sezonit turistik 2018. Ky memorandum u nenshkrua ne qytetin e Lezhes dhe ka si qellim vendosjen e bashkepunimit konkret per parandalimin e shkeljeve administrative ne fushen e trafikut rrugor, uljen e numrit te ngjarjeve rrugore dhe zbatimin me rigorozitet te legjislacionit rrugor, per krijimin e nje mjedisi me te sigurt per te gjithe qytetaret dhe perdoruesit e rruges, te cilet qarkullojne ne akset rrugore, qe lidhin dy vendet ne sezonin turistik.