Pogradeci cel sezonin turistik!
Written by rt on 19/06/2018
Agjencia Kombetare e Turizmit ne kuader te promovimit te Shqiperise turistike dhe ne mbeshtetje te festave lokale kudo ne vend, ishte pjesemarrese ne hapjen e sezonit turistik veror ne Pogradec. Kjo dite e rendesishme festive u shoqerua me aktivitete te shumta sportive, promovuese, kulturore, artizanale e kulinare. AKT ne bashkepunim me pushtetin lokal dhe Shoqaten e Restoranteve Turistike Shqiptare realizuan edhe ndarjen e çmimeve per restorantet me cilesore te rajonit te Pogradecit, duke vleresuar lart mikpritjen, kulturen dhe kuzhinen lokale.