Weekend Destination – Sllovenia

Weekend Destination mundesuar nga Adria Airways 20/10/2018

Sllovenia, nje vend dinamik i pasur me histori dhe natyre magjepsese


Nga Lubjana në Ptuj, nga Bled në Pirano, një vend dinamik i pasur me histori dhe natyrë magjepsëse, Sllovenia ka përfaqësuar gjithnjë një udhëkryq kombesh nga Alpet në Adriatik, nga Carso tek Pianura Pannonica, një ndërthurje historike dhe kulturore që reflektohet në pasurinë kulturore dhe në një natyrë të bukur dhe magjepsëse. Nga Lubjana, kryeqyteti gjithë gjallëri, te liqeni magjepsës Bled e deri tek kuajt fantastikë të Lipica e kështjella madhështore në majë të një kodre në Celje, Slovenia është një destinacion ideal për një fundjavë që do t’ju mbetet gjatë në kujtesë. Ajo eshte nder vendet e vetme ne bote te shpallura Green per shkak te siperfaqes se madhe pyjore te ruajtur mire nder vite si nje pasuri e vyer e vendit.



Idrija, është pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s


Qyteti më i vjetër slloven i minierave, Idrija, është pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s, falë minierës së dytë të merkurit më të vjetër në botë, e cila funksionon prej më shumë se 5 shekujsh, me më shumë se 700 kilometra galeri nëntokë dhe qendrën historike piktoreske. Pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s janë edhe shpellat Škocjan një mbretëri stalaktitesh dhe stalagmitesh, një monument unik me kanionin më të thellë në Europë. Interesant eshte edhe fakti qe instrumenti i parë muzikor i njohur në botë është me siguri flauti i jashtëzakonshëm i ndërtuar prej kockave të ariut, i gjetur në shpellën Divje Babe ne slloveni, i krijuar dhe përdorur në kohën e njeriut të Neandertalit. Arkeologët besojnë se instrumenti daton rreth 55 mijë vjet më parë. Ky zbulim i çmuar i një rëndësie botërore ndodhet në Muzeun Kombëtar të Sllovenisë në Lubjana. Thirrja ndaj muzikës pasqyrohet edhe në një ndër institutet profesionale muzikore më antikë në Europë, Accademia Philharmonicorum. Pranë Lubjanës, arkeologët kanë zbuluan rrotën prej druri me aksin më të vjetër në botë, që daton më shumë se 5 mijë vjet më parë.



Sllovenia eshte e pasur me natyre te mrekullueshme dhe qytete plot kulture.


Sllovenia eshte e pasur me natyre te mrekullueshme dhe qytete plot kulture. Trashëgimia e pasur kulturore dhe historike u ka dhënë këtyre qyteteve një karakter interesant. Qytetet antike të Sllovenisë kanë prekur prehistorinë dhe epokën romake, Mesjetën, epokën e barokut dhe atë moderne. Mos lini pa vizituar Koper, gjithë bukuri veneciane, një destinacion i mrekullueshëm europian këtë vit. Ose Kranj, kryeqytetin e Alpeve sllovene, apo Novo Mesto, një mrekulli arkeologjike mes kodrave të verës. Piran, një qytet mesjetar me arkitekturë veneciane, krenar për kriporet me 700 vjet traditë. Celje është qyteti aristokratik, ku ndodhet kështjella më e madhe mesjetare e vendit. Dhe në fund Ptuj antik me kantinën e verës më të vjetër, që daton në 1917.



Ljubjana, nje qytet interesant dhe mjaft i bukur per tu vizituar


Ljubjana eshte nje qytet mjaft interesant dhe i bukur per tu vizituar. Mbetet nje qender kulture dhe arti per Sllovenine megjithse nuk ka ne perberje atraksione teper te njohura ne Europe. Kjo mbetet gjithsesi nje cilesi e mire pasi ne vend qe te vrasesh mendjen se cilen pjese te qytetit te vizitosh me pare, mund ta shijosh gjithe Ljubjanen qete qete duke marre edhe me te miren e saj. Gjate pranveres dhe vjeshtes qyteti organizon aktivitete nga me interesantet per te gjitha moshat jo vetem ne qendra kulturore por edhe ne rruge prandaj mbeten periudha me e mire per ta vizituar.Eshte nje nga kryeqytetet me siperfaqen me te vogel ne Europe por mban ne te nje numer te konsiderueshem artistesh, muzeumesh e galerishe. Natyra e qytetit le mbresa qe ne pamje te pare, ku lumi rrjedh pikerisht ne qender te tij duke kaluar mes godinave baroke dhe nen rrenojat e keshtjelles antike ne koder. Lumi pervecse i shton bukurine Ljubjanes ben edhe nje ndarje krejt te natyrshme mes pjeses se qytetit te ri , modern e komercial qe shtrihet ne pjesen perendimore te tij dhe qytetit te vjeter me sitet antike qe ndodhen ne pjesen lindore. Mbi lum ka disa ura megjithate nje nder me te famshmet eshte ura Tromostovje e projektuar nga arkitekti Joze Plecnik. Ajo quhet ndryshe ura e trefishte e ndare ne tre dege ngjitur njera tjetres qe te cojne lehtesisht ne rruge te ndryshme te qytetit e kryesisht qendres.






Current track

Title

Artist