Olsi Nika: 3000 projekte Hec-esh ne Ballkan
Ne lumenjte, perrenjte apo edhe rrekenjte e Shqiperise, kane nisur dhe do ndertohen qindra hidrocentrale, te cilat per ekspertet e fushes do te kene nje ndikim shume negativ ne mjedis. Per kete arsye sot ne Travel Club kishim te ftuar biologun Olsi Nika nga Eco Albania qe na foli me me detaje ne lidhje me impaktin qe kane keto Hec-e tek lumenjte, mungesen e informacionit nga ana e organeve vendimmarrese si dhe per filmin dokumentar “Zemra Blu” qe sjell ne vemendje pasurine natyrore dhe bukurine e lumenjeve ne 3 raste ne Ballkan. Ekspertet e EcoAlbania, shprehen, se keto hidrocentrale jane ndertuar dhe po ndertohen pa kriter dhe pasojat do ndjehen ne nje te ardhme jo shume te larget.
Olsi u shpreh se aktualisht jane jane 540 projekte HEC-esh ne vend ku pothuajse çdo basen, çdo lum apo rreke do te kete nga nje hidrocentral. Per te ruajtur burimet ujore te vendit, qeveria duhet t’i jape fund ndertimit te tyre, pa pasur nje strategji konkrete qe parashikon nderhyrje.
I pyetur mbi konfliktin qe ekziston midis zhvillimit te turizmit dhe ndertimit te Hec-eve ne shume zona prane lumenjeve te vendit Olsi tha se pavaresisht se ka perfitime nga perdorimi i Hidocentraleve per perfitimin e energjise do te ishte mire qe vemendja te perqendrohej te turizmi: “ Qeveria duhet te hartoje planet e menaxhimit te baseneve lumore, duhet te hartoje planin e zhvillimit te strategjise se turizmit, pasi Shqiperia ka nje potencial te jashtezakonshem”. Sipas tij kaq shume projekte jane te panevojshme per vendin ne kohen kur perfitimin me te madh nga energjia hidrike e marrim nga Kaskada e Drinit.
Biologu thekson faktin se demet nga Hec-et jane te medha ne mjedis, e sidomos ne ekosistemet e lumenjeve ku rrezikohen shume gjallesa.
Per te dhene mesazhin e ruajtjes se mjedisit, ne Tirane por edhe disa qytete ne vend, do te shfaqet edhe filmi “Blue Heart”, per Vjosen, lumenjte e Ballkanit dhe luften e aktivisteve per te mbrojtur lumenjte nga 3000 projekte per Hece ku publikut por edhe institucioneve do i kerkohet me shume vemendje, per mjedisin. Ne kryeqytet filmi do te shfaqet me 6 maj ne oren 20.00 ne parkun “Rinia”.
“Zemra Blu” dokumenton betejen per lumin me te madh te pacenuar ne Europe – Vjosen e Shqiperise – perpjekjet per te shpetuar rreqebullin e rrezikuar te Ballkanit ne Mavrove te Maqedonise dhe grate e Kruščica-s, ne Bosnje e Herzegovine, te cilat po mbajne prej muajsh nje proteste 24-oreshe, per te mbrojtur burimin e vetem te ujit per komunitetin. Filmi do te shfaqet ne 500 lokacione , midis te cilave ne Shqiperi vec Tiranes do te udhetoje ne disa prej qyteteve ku kalon Vjosa si dhe ne Shkoder.
Travel Club – Blue Heart of Europe
Travel Club live me aktivistin Olsi NikaTe mbrojme lumenjte nga hidrocentraletSave the Blue Heart of Europehttps://www.facebook.com/events/196912717700808/Be a BearVittek Records
Publiée par Radio Travel sur vendredi 4 mai 2018