Plotësisht të pavarura! Kina nxjerr në rrugë taksitë e para pa shofer
Written by rt on 03/12/2020
Kompania kineze AutoX, ka nxjerrë për herë të parë në rrugë, taksi që drejtohen në mënyrë autonome dhe pa shofer. Kompania ka hequr plotësisht shoferin rezervë për flotën e saj prej 25 makinash dhe momentalisht është përqendruar në rrugët publike të Shenzhen. Megjithatë, kjo risi është ende në kushtet e testimit dhe ende nuk dihet se kur do të marrë dritën jeshile për qytetarët.