Pitonët, së shpejti pjesë e menusë në Florida!

Written by on 21/12/2020

Restorantet në Florida së shpejti mund të ofrojnë mish pitoni në menunë e tyre.  Departamenti i Shëndetësisë në Florida ka filluar hulumtimin për nivelet e merkurit tek pitonët për të përcaktuar nëse ato mund të konsumohen në mënyrë të sigurt. “Nëse mund të përcaktojmë se ata janë të sigurt për t’u ngrënë, kjo do të ishte shumë e dobishme për të kontrolluar popullsinë e tyre”, thanë zyrtarët. Pitonët gjenden me shumicë në Floridan jugore dhe gjuetarët thonë se mishi i tyre është shumë i shijshëm.


Current track

Title

Artist

Background