Pishina brenda lumit ne Berlin!

Written by on 26/05/2018

Nese jeni duke kerkuar per nje pishine unike, atehere zgjidhja juaj eshte Badeschiff. Pishina ‘lundurese’ eshte ndertuar ne lumin Spree, i cili kalon neper qytetin e Berlinit. Badeschiff, ose ndryshe ‘Anija per larje’, e ankoruar prane qendres se qytetit eshte nje pishine e madhe e ndertuar brenda hapesires se zbrazet te nje anije te ankoruar. Pishina eshte dizenjuar nga Susanne Lorenz si pjese e nje konkursi per projektet e arteve ne qytetit dhe u inagurua ne maj 2004. Qe nga ajo kohe Badeschiff eshte bere nje atraksion shume i preferuar i turisteve dhe banoreve ne Berlin. Gjate muajve te veres perveç pishines jane ne dispozicion nje lokal, hapesire per te marre rreze dielli, per te bere masazh dhe klasa sporti. Ndersa ne periudhen e dimrit vendoset nje çati e perkohshme mbi pishinen dhe zonen perreth, e cila mban dy sauna dhe nje salle pritjeje. Gjithashtu organizohen koncerte dhe festa te ndryshime.

 


 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist