Pikat kufitare me fluksin me te larte te kalimeve ne vendin tone

Written by on 04/06/2018

Sportelet e pikave kufitare ne te gjithe Shqiperine procesuan vitin e kaluar hyrje-daljet e 5 milione e 117 mije shtetasve te huaj, nje numer ne rritje me mbi 382 mije vizitore krahasuar me nje vit me pare. Pjesa derrmuese e hyrjeve te shtetasve te huaj behet ne rruge tokesore. Dogana e Morines eshte ne menyre dominuese edhe pika kufitare me fluksin me te larte, e cila proceson 40% te te gjitha hyrjeve ne Shqiperi. Jane mbi 2 milione individe qe kane hyre ne vend permes Morines, pjesa me e madhe e te cileve jane nga Kosova, si grupi me i madh i vizitoreve ne vend.Me nje diference shume te madhe, vendin e dyte e mban dogana e Muriqanit, ne kufi me Malin e Zi nderkohe Aeroporti Nderkombetar i Rinasit ndodhet vetem ne vendin e trete, me 589 mije shtetas te huaj te procesuar. 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist