Pfizer kërkon miratim për të vaksinuar fëmijët nga 6 muajsh deri 5 vjeç!

Written by on 16/09/2021

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer do t’i drejtohet administratës amerikane për ushqim dhe barna (FDA) për të vaksinuar fëmijët e moshës gjashtë muaj deri në pesë vjeç.

Zyrtari kryesor financiar i kompanisë Pfizer, Frank D’Amelio, tha se aplikimi për miratimin e vaksinës për fëmijët e moshës gjashtë muaj deri në pesë vjeç do të ndodhë pas dorëzimit të kërkesës për miratim tek moshat 5 deri në 11 vjeç.

Vaksina Pfizer/Biontech, e miratuar nga FDA në Gusht, ishte vaksina e parë e licencuar plotësisht kundër Covid-19 e miratuar për përdorim në SHBA ndërsa është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) për personat mbi 12 vjeç.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist