Pezullohet transporti publik. Shkaku: Covid-19

Written by on 13/11/2020

Qeveria sllovene njoftoi sot pezullimin e transportit publik dhe ndalimin e pothuajse të gjitha tubimeve për dy javë, sepse masat aktuale të kufizimit nuk kanë arritur ta frenojnë sa duhet pandeminë e COVID-19. “Të gjitha tubimet do të ndalohen nga e premtja dhe për të paktën dy javë, përveç atyre familjare ose të anëtarëve të shtëpisë”, tha ministri i Brendshëm, Ales Hojs. Qeveria ka vendosur gjithashtu, të mbyllë të gjitha qendrat tregtare dhe bizneset jo-thelbësore nga e hëna, ndërsa shkollat ​​dhe universitetet do të vazhdojnë online për të paktën dy javët e ardhshme.


Current track

Title

Artist