Pezullohet licenca e linjës ajrore, autoritetet paralajmërojnë udhëtarët të kontrollojnë biletat e tyre!

Written by on 30/12/2019

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar ka njoftuar se është informuar nga institucioni homolog në Itali ENAC se ka nxjerrë aktin e pezullimit të licencës së një prej kompanive ajrore që fluturon drejt destinacioneve italiane. Pezullimi do të hyjë në fuqi në 13 janar të vitit 2020 me qëllim që kompania të ketë kohë të informojë pasagjerët për anullimin e fluturimeve apo për të mbrojtur ata që kanë prerë një biletë udhëtimi. Nga ana e tij, Autoriteti Civil Shqiptar ka informuar se ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet italiane për të marrë sa më shumë informacion për situatën e krijuar . AAC ka bërë thirrje për qytetarët që kanë prerë biletat me kompaninë italiane të konfirmojnë statusin  e fluturimit të tyre.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist