Pezullohet licenca e kompanisë ajrore, autoritetet shpjegojnë procedurat për rimbursimin e biletave!

Written by on 08/01/2020

Pas pezullimit të licencës së kompanisë Fly Ernest, nga Autoritet i Aviacionit Civil, pasagjerët do të përballen me vonesa të gjata . Sipas një njoftimi zyrtar të ACC, ky i fundit i ka dërgua një kërkesë sqaruese ENAC për tu informuar për shkak të vështirësive financiare me likuididetin e kompanisë. Autoriteti italian është detyruar të merrte një vendim, me shpresën se kompania deri me datë 13 janar 2020 do të jetë në gjendje të vërtetojë garanci financiare të nevojshme për të vijuar aktivitetin. “Fly Ernest” nga ana tjetër i është përgjigjur AAC-së se do të angazhohej për marrjen e masave të nevojshme për garantimin e zhvillimit të fluturimeve të programuara deri në 13 janar. Nëse pasagjerët nuk e kryejnë dot fluturimin me Fly Ernest dhe zgjedhin të presin biletën me një kompani tjetër , atyre u rekomandohet të bëjnë një kërkesë për rimbursim dhe kompensim.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist