Përmbytet në Itali një prej atraksioneve më të njohura turistike!
Written by Radio Travel on 06/08/2021
Italia po përballet me shira të dendur, përmbytje, përrenj balte dhe rrëshqitje toke në disa nga rajonet e saj veriore. Konkretisht në Lombardi, vendasit u përballën me rritjen e nivelit të ujit dhe vërshime balte. Përgjatë vijës bregdetare të Liqenit Como, uji doli jashtë brigjeve duke përmbytur rrugët e Como-s.
Mësohet se rreth 1.000 punonjës shpëtimi janë caktuar në zonat e prekura nga përmbytjet, sikurse edhe në Tirolin Jugor./radiotravel.al