Përmbyset varka me turistë në Danub
Written by rt on 30/05/2019
Të paktën 7 persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbysjes së një varke në lumin Danum, në Budapest. Në bordin e varkës ishin 33 persona, shumica e të cilëve turistë nga Koreja e Jugut, në çastin kur ajo u godit nga një tjetër mjet lundrues teksa ankorohej. Sipas mediave vendase, incidenti është regjistruar rreth orës 22 të natës së të mërkurës. Lumi Danub, një prej destinacioneve më tërheqëse për turistët, ishte fryrë për shkak të reshjeve të dendura të shiut, duke shkaktuar edhe rryma të forta. Varka e përmbysur, e identifikuar si “Hableany” (Sirena), kishte dy kuverta dhe një kapacitet prej 45 personash për lundrime turistike. Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut konfirmoi se 19 koreano-jugorë nuk janë gjetur ende, ndërsa shtoi se qeveria ka planifikuar të dërgojë një ekip zyrtarësh në Hungari, ndërsa për familjarët e viktimave do të ofrohet edhe ndihmë këshillimi.