Përfundon ndriçimi i Kalasë/ “Zhvillim pozitiv për Krujën turistike”!
Written by Radio Travel on 09/03/2021
Në Kalanë e Krujës ka përfunduar restaurimi prej dëmeve të tërmetit në 26 nëntor të 2019, por edhe ndriçimi artistik i saj.
“Rilindja e Kalasë së Skënderbeut pas restaurimeve dhe ndriçimit artistik, një tjetër zhvillim pozitiv për Krujën turistike”, shkruan kryeministri Rama krahas videos që ka shpërndarë në Facebook.
Më herët, projekti i ndriçimit ka përfunduar edhe tek Kalaja e Shkodrës dhe Beratit. Strategjia synon të tërheqë turistë vendas dhe të huaj edhe gjatë orëve të mbrëmjes./radiotravel.al