Për çfarë e përdorin më së shumti shqiptarët internetin?! Kosova liston renditjen në rajon!
Written by Radio Travel on 27/08/2021
30% e individëve që kanë përdorur internetin në vend në 2018-n e kanë bërë këtë për të luajtur apo për të shkarkuar lojëra, afër mesatares europiane prej 34%, sipas një raporti të fundit të Eurostat. Në krahasim me vendet e tjera Shqipëria renditet e 23-a, nga 33 shtete.Shtetasit e Kosovës janë më të pritur që të shpenzojnë kohë në internet duke luajtur, në raport me gjithë shtetet e tjera të rajonit.
Kur vjen puna te përdorimi i internetit për të parë TV, apo video, shqiptarët renditen të parafundit në Europë, me vetëm 41% të përdoruesve. Vetëm 57% e shqiptarëve e përdorin internetin për të lexuar lajme online ose gazeta ndërsa pjesa dërrmuese e tyre e përdorin internetin për të dëgjuar muzikë.
Radio Travel.al